-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mali i Zi ia bën bajat Serbisë, ua hap kufijt tri shteteve të “vocrra”, por jo edhe atyre!

Rekomandime

Mali i Zi ka zgjeruar listën e vendeve, turistët e të cilëve do të lejohen të futen në këtë shtet. Vendimi i radhës ka ardhur për tri shtete të largëta e jo aq të mëdha.

- Advertisement -

Qipro, Irlanda e Malta janë tri shtetet e radhës që Mali i Zi ua ka hapur dyert, ndërsa vendimi për bllokomin e qytetarëve të Serbisë ka mbetur në fuqi.

Trupi Kordinues Kombëtar për Luftën kundër Coronavirus ka njoftuar se Serbia duhet të pres edhe disa ditë ngase nuk janë të sigurt se hapja e kufijve për qytetarët serb është vendim i mirë aktualisht.

Ambasadori i Malit të Zi në Serbi Tarzan Millosheviç ka thënë se njerëzit nga Serbia që duan të bëjnë biznes në Mal të Zi mund të futen duke iu nënshtruar kushteve të caktuara, por duke respektuar edhe masat e izolimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit