2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Manchester City përjashtohet për 2 vite nga Liga e Kampionëve

Rekomandime

Dënimi vjen pasi u zbulua se City kishte bërë shkelje duke mos i respektuar rregullat e kodit financiar

- Advertisement -

Manchester City ka marrë një dënim bukur të rëndë nga UEFA pasi i është ndalur për dy vitet e ardhshme të marrë pjesë në Liga e Kampionëve si dhe një gjobë prej 30 milionë eurove.

Dënimi vjen pasi u zbulua se City kishte bërë shkelje duke mos i respektuar rregullat kodin e sjelljes, shkruan theguardian, përcjell Zëri.info.

Padyshim ndalesa e skuadrës elitare në Angli për dy vite që të marrë pjesë në garat e UEFA-s, tregon seriozitetin e UEFA-s kur është në pyetje shkeljet e kodit financiar.

- Advertisement -

City u shpall fajtor nga Organi i Kontrollit Financiar (CFCB) i UEFA-s pasi skuadra kishte rritur gabimisht të ardhurat e sponsorizimit të tyre.

Manchester City ka mohuar kategorikisht këto akuza derisa ka akuzuar gazetën Spiegel e cila ka hakuar përmes anonimusit “John” se ka hakuar kompjuterët.

- Advertisement -

City do të apelojë kundër aktgjykimit të UEFA-s në gjykatën e arbitrazhit sportiv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit