Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitat në Greqi, Turqi e Francë.
Ajo e ka pyetur kryeministrin Kurti se a ka aplikuar për vizë amerikane.
“A keni aplikuar për vizë për të vizituar SHBA-të bashkë me Osmanin dhe Gërvallin. A mund të na thoni pse deri tani nuk keni vizituar SHBA-të kur dihet që në bisedime me Serbinë, dihet që roli i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm”, ka thënë Geci.