Marin Meksi u shpall kampion i shumëfishtë dhe absolut në Kupën e Shqipërisë në bodybuilding & fitness, i cili merr ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin botëror në Spanjë.
“Kam 22 vjet që merrem me bodybuilding, me gara brenda dhe jashtë vendit. Jo vetëm në sportin e bodybuilding por edhe sporte të tjera të forcës si mundja e krahut, qitja me armë, peshëngritja etj, në shumë kam dalë titullar jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit”.
Ky është eventi më i madh i bodybuilding dhe fitnessit në Shqipëri, një organizim i përvitshëm që ka nisur që prej vitit 1992.