3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Marko Gjuriq: Nuk do të ketë njohje reciproke, Hoti po përhap lajme të rreme

Rekomandime

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot, para takimit të radhës midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, se njohja reciproke Serbi-Kosovë ‘nuk do të jetë kurrë në agjendë’.

- Advertisement -

“Brenda dialogut teknik Beograd-Prishtinë po diskutohen aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve dhe krijimit të kushteve për jetën normale të qytetarëve në Kosovë, por njohja e ndërsjellë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë në agjendë,” tha Gjuriq.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, po ‘përhap lajme të rreme me qëllim të minimit të përpjekjeve për të vazhduar dialogun’.

“Hoti mund, si më parë, të mbajë vetëm monologë mbi atë temë, por nuk do të ketë dialog për këtë,” tha Gjuriq duke iu referuar mundësisë së njohjes reciproke në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Ai shtoi më tej se Serbia, “për shkak të provokimeve gjithnjë e më të shpeshta të Prishtinës dhe informacionit të rremë për përmbajtjen dhe qëllimet e dialogut, do t’i kërkojë Bashkimit Evropian, si një ndërmjetës në bisedime, të reagojë me këtë rast dhe të ndalë dezinformatat”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit