3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Markoviç hedh akuza ndaj krerëve të NATO-s për suImet ndaj Serbisë

Rekomandime

“NATO ka suImuar RSJ në vitin 1999 pa shpallje të Iuftës sikur Hitleri kur suImoi Poloninë 1939, ndërsa agresionit të NATO-s i ka parapri ultimatumi në Rambuje, që ishte i njëjtë me atë që Austro-Hungaria i dërgoi Serbisë në vitin 1914 thelbi i së cilës ishte se nuk mund të pranohet se ishte përgatitur agresioni. NATO nuk legalizoi agresionin ndaj RSJ edhe pse tentoi përmes Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë dhe përmes Tribunalit”, ka deklaruar Dragan Markoviç Palma, me rastin e 22 vjetorit të agresionit.

NATO ka hedhur mbi 15 ton uranium të varfëruar, ka eliminuar civilë, fëmijë dhe ka shkatërruar prona civile. Mbi 400 ushtarë italian në Kosovë kanë humbur jetën nga pasojat e uraniumit ndërsa 7600 janë sëmurë.

- Advertisement -

Në Serbi mbi 2500 njerëz janë sëmurë. Agresioni nisi duke i dhënë mbështetje Adem Jasharit themeluesit të UÇK-së, sikurse edhe Thaçit, Veselit, Limajt etj., që tash po përgjigjen për mizori dhe ekzekutime.

Aeroporti në Prishtinë, mban emrin Adem Jashari, si do ishte që në Nju Jork aeroporti të emërohej Bin Laden. Prandaj zinxhiri komandues i NATO-s duhet të përgjigjen dhe dënohen në Hagë që nga Solana e Clark”, ka thënë ai.

Sipas Markoviç, “As NATO nuk legalizoi agresionin as Kosova nuk u bë e pavarur, ftoj vendet e BE që të tërheqin njohjet dhe bashkohen me Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë. Thirrja ka të bëjë edhe me Malin e Zi, që po ashtu u suImua, që është pjesë e NATO-s”.

- Advertisement -

Ai ftoi zëdhënësin e atëhershëm të NATO-s Xhemi Shia të deklarojë kush e urdhëroi për “dëmin kolateral” të eliminimit së civilëve dhe fëmijëve dhe shkatërrimin e urave edhe fabrikave”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit