-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Marre: Faqja kosovare që thirret si “medium” me gjuhë të urrejtjes ndaj Amerikës

Rekomandime

Rrjetet sociale u kanë mundësuar personave të ndryshëm, të hapin edhe faqe të ndryshme, madje pa asnjë kriter.

Të njëjtat faqe shpesh përhapin edhe lajme të rreme duke dezinformuar qytetarët, duke përdorur gjuhë të urrejtjes, e duke shpifur.

- Advertisement -

Një gjë të tillë ka bërë edhe kjo faqe, e cila mbanë emrin “Kosovo Press”, e cila po shpërndanë postime të ndryshme më përmbajtje aspak të sakta.

Madje, të njëjtit persona që posedojnë këtë faqe, po hedhin vrer kundrejt SHBA-ve.

Ata kanë publikuar dy imazhe, të disa makinave të djegura, të cilat pamje janë para dy javësh, duke shkruar: “E shkatërruan Sirin, Irakun, Afganistanin, etj. Zoti ua solli që vetë populli i tyre ta shkatërrojnë vendin e vet”.

- Advertisement -

E në një tjetër postim shkruhet: “Mos i ban zullum tjetrit se ta sjell Zoti njeri jot ta han kryt”.

Institucionet gjegjëse duhet të merren menjëherë me këtë rast, e të ngjashme si ky, pasi që postimet e tilla s’i hyn në punë askujt, madje janë të dëmshme për raportet tona me SHBA-të, roli i të cilave dihet në çlirimin dhe pavarësinë e vendit tonë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit