-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Marre prej Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, tërmeti nuk i ndalë t’i cakërrojnë gotat e ta hanë meze

Rekomandime

Anembanë botës vazhdon të flitet për tërmetin 6.4 shkallë që goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

- Advertisement -

22 është numri i viktimave deri më tani si pasojë e këtij tërmeti dhe lëkundjeve të tjera që ishin të njëpasnjëshme për orë të tëra.

Përpos të vdekurve, spitalet e Shqipërisë kanë qindra njerëz për të cilën po kujdesen që të mbijetojnë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimin shumeorësh të personave të cilët kanë përfunduar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara sot.

Pavarësisht gjithë kësaj gjendje tmerruese në Shqipëri, që preku zemrën e thuajse çdo njeriu, Ambasadën e Shqipërisë nuk e ndaloi asgjë që të festonin me verë e meze.

- Advertisement -

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi mblodhi figurat politike dhe ia ‘krisi’ festës që nisi me intonimin e himnit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Sot festohet kudo”, tha Minxhozi teksa kërkoi një minutë heshtje për viktimat e tërmetit fuqia e të cilit krahasohet me tri bomba atomike.

- Advertisement -

Përpos Minxhozit në këtë festë aspak të hijshme për t’u mbajtur sot nuk munguan as kryeministri në largim e kryeministri në ardhje. Ramush Haradinaj e Albin Kurti nuk hezituan të pinin verë e të festonin, anipse shumë njerëz në Shqipëri po luftojnë për jetë.

Ngjashëm me liderët tanë nuk kanë vepruar miqtë e vendeve të tjera. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka arritur në Tiranë për të mbështetur shtetin shqiptar pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti 6.4 shkallësh.

Liderët kosovarë përpos që nuk u lodhën të bënin hapa e të vizitonin sot Shqipërinë, nuk munguan në festën e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë, festë kjo aspak e arsyeshme në një ditë të dhimbshme dhe shumë të vështirë për t’u përballuar.

Ndryshe nga këta liderë që përfaqësojnë kosovarët janë pikërisht pjesëtarët e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës që i dhanë ndihmën më të mirë të mundshme gjithë shqiptarëve sot, gjë që po vazhdojnë ta bëjnë edhe pas më shumë se 10 orëve kërkim në Durrës e Thumanë.

Derisa në Shqipëri njerëzit bëhen gati të bëjnë gjumë në tenda e vetura, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nuk ndalon festën, por e shoqëron me meze e raki.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit