0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Marre Salih”, “Fshije këtë status”, Komentuesit e gozhdojnë Salih Zyben për fjalorin e tij frikësues

Rekomandime

Sali Zyba, kandidati për deputet nga Vetëvendosje, ka ironizuar me ish-partiakun e tij të dikurshëm, Shpend Ahmetin.

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti”, ka shkruar Zyba në Facebook, transmeton Insajderi.

“I sigurt jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

- Advertisement -

Mirëpo ky status i Zybës është duke u gozhduar nga komentuesit.

Ata kanë kërkuar nga Zyba që ta fshijë statusin, duke i thënë se ajo çfarë ka shkraur është marre.

Megjithatë nuk dihet sa vota i ka marrë Zyba dhe sa Ahmeti, pasi që KQZ ende s’e ka publikuar listën përfundimtare të votave për kandidatët për deputetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit