“Marrëveshja për vijën ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës është shembull tipik i saj, i marrëveshjes finale. Natyrisht se këso marrëveshjesh të nënshkruara dhe pa dijen e organeve të shtetit, sidomos të Kuvendit të Kosovës, nuk duhet lejuar. Raportet me shtetin serb janë të veçanta dhe çdo marrëveshje pa diskutim dhe miratim në Kuvend nuk është e mirëseardhur, dhe juridikisht e pa plotfuqishme. Fare nuk ka rëndësi se kush e ka sponsorizuar, por kundruall faktit që Kosova është shtet, dhe shteti i sajë duhet domosdo të konsultohet, e në fund edhe të vendosi. Kjo situatë në njërën anë, dhe në anën tjetër, tregon se urgjentisht duhet të ndërtohet Qeveria dhe Kuvendi ta merr përsipër detyrën e vetë”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend, po e shohin si tepër të dëmshëm për shtetin mbetjen për një kohë të gjatë të gjatë pa qeveri funksionale pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Mungesa e Qeverisë së re po e zvarritë pafundësisht edhe procesin e bisedimeve me Serbinë, prandaj analistët dhe njohësit e kësaj fushe shfaqin shqetësimin e tyre se si tani ka filluar të aktivizohet faktori ndërkombëtar, që në mungesë të institucioneve funksionale të Kosovës, të veprojë njëanshëm, hap pas hapi edhe për ta lëvizur procesin e “vizatimit” dhe imponimit të marrëveshjes përfundimtare historike në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Këtë rrezik e ilustrojnë me hapin e fundit të rëndësishëm që u ndërmor së fundi, me nënshkrimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë ajrore midis Kosovës dhe Serbisë.
Sipas profesorit universitar, Muhamet Kelmendit, ky veprim ndërmjetësues amerikan kur Kosova është pa qeveri funksionale, është një tregues që flet se tash është e domosdoshme, madje urgjente që subjektet politike që morën besimin e qytetarëve të nxitojnë jo vetëm në krijimin e qeverisë, por edhe miratimin e një platforme për dialogun për fqinjësi me Serbinë, duke mbrojtur kushtetutën, sovranitetin dhe kufijtë e shtetit të Kosovës.
“Marrëveshja për vijën ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës është shembull tipik i saj, i marrëveshjes finale. Natyrisht se këso marrëveshjesh të nënshkruara dhe pa dijen e organeve të shtetit, sidomos të Kuvendit të Kosovës, nuk duhet lejuar. Raportet me shtetin serb janë të veçanta dhe çdo marrëveshje pa diskutim dhe miratim në Kuvend nuk është e mirëseardhur, dhe juridikisht e pa plotfuqishme.
Fare nuk ka rëndësi se kush e ka sponsorizuar, por kundruall faktit që Kosova është shtet, dhe shteti i sajë duhet domosdo të konsultohet, e në fund edhe të vendosi. Kjo situatë në njërën anë, dhe në anën tjetër, tregon se urgjentisht duhet të ndërtohet Qeveria dhe Kuvendi ta merr përsipër detyrën e vetë”, shton profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
Më tej, sipas Kelmendit Kuvendi duhet të deklarohet edhe për marrëveshjen e vijës ajrore Prishtinë-Beograd, dhe njëkohësisht të mobilizohet edhe për hartimin e platformës për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë për marrëveshjen finale.
“Dihet se marrëveshjet e tilla i nënshtrohen Kuvendit.
Sepse nuk është thjeshtë vetëm marrëveshje teknike, por ka karakter edhe politike, juridik dhe të sovranitetit të shtetit. Pra, kërkohet të veprohet.
Por, kjo ndoshta nuk është shumë domethënëse kundruall çështjeve tjera madhore.
Një marrëveshje e tillë, si kjo për linjën ajrore Prishtinë Beograd, tregon se shumë çka veç është përgatitur nga faktori ndërkombëtar për Kosovën në raport me Serbinë.
E kjo kërkon veprim.
Nuk duhet që çështjet tona me rëndësi vitale të bëhen pa pjesëmarrje të faktorit të brendshëm”, përfundon profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.