1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Marrëveshjet e fshehta të Vuçiqit me Thaçin e Haradinaj – ja si ia prish planet Albin Kurti në Bruksel

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë subjekt i kritkave dhe akuzave nga kundërshtarët e tij politik.

- Advertisement -

Mirëpo, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi përmes një postim në rrjetin social Facebook tregoi arsyet pse po është gjithë kjo urrejtje ndaj kryeministrit Kurti.

Njëra nga arsyet është se Albin Kurti po ua prishë marrëveshjet e fshehta ish-udhëheqësve të Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Marrëveshja serbo-kosovare ka qenë që secili të merr përgjegjësi për ndarjen e Kosovës: Ramushi t’ia jep një pjesë Malit të Zi, Hashimi një pjesë t’ia jep Serbisë. Kështu që, Vuçiqi sipas marrëveshjes, do t’ia merrte Kosovës 1/3 e territorit të saj.

- Advertisement -

Për shkak të këtyre marrëveshjeve të fshehta me Serbinë Albin Kurtin s’e duan për shkak se ua prishë të gjitha planet serbe-kosovare”, shkroi Mehazi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Pse të gjithë janë kundër Kurtit?

– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është kundër Kurtit për shkak se ia fali Malit të Zi pa ju dhimbsur fare Kaçorri;

-Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është kundër Kurtit për shkak se do t’ia fal Serbisë Mitrovicën e më gjerë, mirëpo Kurti nuk lejon;

-LDK-ja është kundër Kurtit, për shkak se LDK-së ia humbi imazhin e partisë institucinele, qeverisëse të Kosovës.

-KFORI është kundër Kurtit për shkak se Kosovës do t’ia marrë Karaçevën e t’ia jep Serbisë, mirëpo Kurti nuk lejon.

-Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, është kundër Albin Kurtit për shkak se me anë të votave të deputetëve në Parlamentin e Kosovës, donte të legjitimonte e zyrtarizonte enklavat serbe në brendësi të Kosovës, mirepo Kurti nuk lejon.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e urren Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për shkak se politikisht është më i mençur se ai dhe kurrë nuk e lejon që të krijojë asociacionet serbe në Kosovë, e urren Kurtin sepse sa herë që takohet me te e ngarkon Serbinë para botës me gjenocidet serbe 200 vjeçare në Kosovë, e urren se Vuçiqit ia prish planin e minishengenit ortodokse-sllave.

-Marrëveshja serbo-kosovare ka qenë që secili të merr përgjegjësi për ndarjen e Kosovës: Ramushi t’ia jep një pjesë Malit të Zi, Hashimi një pjesë t’ia jep Serbisë.

Kështu që, Vuçiqi sipas marrëveshjes, do t’ia merrte Kosovës 1/3 e territorit të saj.

Për shkak të këtyre marrëveshjeve të fshehta me Serbinë Albin Kurtin s’e duan për shkak se ua prishë të gjitha planet serbe-kosovare:

-bizneset e mëdha të funksionarëve kosovarë me Serbinë;

-Për të shpëtuar veten nga burgjet politikanët e korruptuar e të kriminalizuar kosovarë.

Janë në gjendje çdogjë t’i falin Serbisë vetëm për të shpëtuar veten.

-Marrëveshja tjetër se pse Edi Rama nuk e do Albin Kurtin është ajo e Shqipërisë me Greqinë dhe minishengenin me Serbinë.

Shqipëria për t’u bërë anëtare e BE-së detyrohet t’ia fal Greqisë pjesën më të bukur të detit shqiptar. Greqia e kushtëzon Edi Ramën me detin, për shkak se në BE, Greqia, është shteti më i priviligjuar e më i mikluar për shkak kulturës së vjetër të saj.

Edi Rama nuk e do Albin Kurrtin për shkak se ia prishë planin e minishengenit me Serbine, ai e di se pa Kosovë s’ka minishengen

-Elita politike shqiptare në RMV nuk e duam Albin Kurtin për shkak se kryeministri i Kosoves nuk pajtohet që R. e Verimaqedonise të hyjë në NATO e BE me statut kushtetues qytetarësh, po me nacionalen shqiptare në kushtetutën e këtij shteti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit