7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Masa të reja anti-COVID? Flet Avdullah Hoti pas takimit me Zemaj dhe Ramadanin

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti COVID-19.

- Advertisement -

Gjatë këtij takimi u tha se në fund të muajit mars pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë doza të vaksinës COVAX.

“Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të fillojë vaksinimi i qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Nga qytetarët u kërkua që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale.

- Advertisement -

Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 8 raste të vdekjes dhe 632 raste pozitive me COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit