0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Masat e reja kufizuese: Vjen kërcënimi me protesta për Qeverinë Kurti

Rekomandime

Visar Demolli, Drejtor i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, i ka quajtur qesharak vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizim të funksionimit të sektorit të gastronomisë.

- Advertisement -

“Është hajgare dhe vendim qesharak nga ana e qeverisë. E kundërshtojmë ashpër dhe ne Këshilli i Odës Hoteliere kemi takim nesër për masat e marra dhe mbylljen e paralajmëruar për sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë”, është shprehur Demolli.

Ai në Info Magazine ka thënë se në kohën e fushatës elektorale partitë politike i përdornin hapësirat e tyre – në të cilat u ishte ndaluar që të punonin vetë.

“Kemi thënë, edhe Ambasada e Britanisë e ka thënë se sallat që na u uzurpuan ne në fushatë mbusheshin deri në dy mijë persona.

- Advertisement -

Nëse flitet për 14 ditë mbyllje, 12 mijë objekte hoteliere jemi në Kosovë. Nga 200 euro është pazari ditor. 33 milionë e 600 humbja për 14 ditë në hoteleri dhe gastronomi”.

Demolli ka paralajmëruar protestë për të premten nëse disa kërkesa të tyre nuk përfillen nga qeveria.“Të premten do të thërras protestë para qeverisë, ku do të thirren fermerët, këngëtarët, hoteleria… Të gjithë do të jemi në protestë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit