2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Masat e reja në gastronomi, nëse nuk e keni marrë vaksinën nuk do të mund të hyni në lokale

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur mbledhjen e kabinetit qeverisës për të miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Mbledhja elektronike ka nisur para pak minutave dhe ministrat po diskutojnë për masat e reja që pritet të votohen pas pak çastesh.

- Advertisement -

Është rekomanduar se ora policore të mbetet në fuqi ndërsa ndryshim pritet të ketë për personat që futen në territorin e Republikës së Kosovës, ku do tu kërkohen dy doza të vaksinës.

Orari i gastronomisë nuk pritet të ndryshoi aq shumë nga vendimi i kaluar:

34. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.3 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës.

- Advertisement -

35. Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3.

36. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

- Advertisement -

37. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

38. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

38.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

38.2 Ndërsa paguan porosinë;

38.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

38.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

39. Në rastet nga pika 38.1 deri 38.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

40. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

41. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

42. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

43. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër she.

44. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

45. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

46. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

47. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 23:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit