0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Masha e Kurtit” Haki Abazi zbulon zyrtaren e VV’së që thotë se e kontrollon Grupin Parlamentar

Rekomandime

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”

- Advertisement -

Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimarrjen që bëhet.

Abazi ka thënë se ajo e ka bllokuar edhe nismën e tij për krijimin e Komisionit Hetimor për Privatizim.

“Nga shkurti i vitit të kaluar kam depozituar kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor për Privatizim, është bllokuar nga Dejona Mihali. Arsyeja pse po e përmend me emër është sepse është dora, masha e kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, duke mbi vendosur mbi vullnetin e secilit eputet. Znj. Mihali s’ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet e brendshme, por është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar dhe vendimarrjen që bëhet”, ka thënë Abazi, në një konferencë për media.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit