1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mashtrimi me subvencione, gjykata merr vendim për 31 të arrestuarit

Rekomandime

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale, për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve.

“Paraburgimi u është caktuar L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale” Mashtrimi në detyrë” N.I për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” “Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje” dhe “Ushtrimi i ndikimit” , B.G për shkak të veprës penale “Mashtrimi në detyrë”, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, G.L për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , B.M për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje. D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale “Mashtrimi me subvencion”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Dhënia e ryshfetit” E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale “Mashtrimi me subvencione” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

- Advertisement -

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura si më lartë.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit