3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mashtruan dhe shantazhuan, aktakuzë ndaj mjekut popullor dhe bashkëpunëtores së tij

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave në Malishevë për disa vepra penale. Aktakuza është ngritur ndaj B.Z dhe F.Z, për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, që të dy kishin mashtruar e shantazhuar një grua.

- Advertisement -

I pandehuri B.Z., nga viti 2016 e deri në fund të vitit 2018 në Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e mashtron personin tjetër, të dëmtuarën Sh. G., ku pasi e njëjta kishte probleme familjare, i pandehuri e bind se kinse do ta shërojë ku fillimisht ia përgatit disa hajmali e më vonë edhe të tjera, ku të dëmtuarës i shkakton kështu dëm në vlerë prej 6000 euro”, njofton Prokuroria.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë pa ndërhyrje:

Aktakuzë për mashtrim e shantazh

- Advertisement -

Gjakovë, 25 nëntor 2019 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet B.Z., dhe F.Z., për veprat penale, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, nga neni 256 paragraf 1 të KPRK-së, “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 paragraf 1 të KPRK-së, “Mashtrimi”, nga neni 323 paragraf 1 të KPRK-së, si dhe, veprës penale “Shantazhi”, nga neni 329 paragraf 1 të KPRK-së.

I pandehuri B.Z., nga viti 2010 e deri më 16.07.2019, në Malishevë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim ligjor, ka kryer aktivitete mjekësore, duke u thirrur si “Mjek popullor me bio energji”, ka trajtuar qytetarë me sëmundje të ndryshme dhe probleme familjare.

- Advertisement -

Gjithashtu, i njëjti nga viti 2014 e deri më 16.07.2019, në Malishevë, saktësisht në biznesin e tij, duke vepruar si veterinar dhe mjek popullor, gjatë veprimtarisë së tij, me qëllim që ti shmanget tatimit, nuk e ka deklaruar qarkullimin në ATK, ku gjatë kësaj periudhe, ka realizuar të ardhura në vlerë prej 30,216.45 euro, me ç ‘rast buxhetit të Republikës së Kosovës i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 2,395.83 euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, nga neni 256 paragraf 1 të KPRK-së, dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 paragraf 1 të KPRK-së.

I pandehuri B.Z., nga viti 2016 e deri në fund të vitit 2018 në Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e mashtron personin tjetër, të dëmtuarën Sh. G., ku pasi e njëjta kishte probleme familjare, i pandehuri e bind se kinse do ta shërojë ku fillimisht ia përgatit disa hajmali e më vonë edhe të tjera, ku të dëmtuarës i shkakton kështu dëm në vlerë prej 6000 euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragraf 1 të KPRK-së.

E pandehura F.Z., në verën e vitit 2018 në Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e kanos të dëmtuarën Sh. G., se do të zbuloj disa mesazhe të motrës së saj, nëse nuk ia dërgon shumën e parave të cilat ajo dëshiron, kështu duke i kërkuar të dëmtuarës 30.000 euro. Pasi e dëmtuara nuk ia dërgon të hollat e kërkuara, të njëjtat mesazhe ia përcjelle burrit të motrës, kinse në lidhje me moralin e gruas së tij.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Shantazhi”, nga neni 329 paragraf 1 të KPRK-së.

Prokurori rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit B.Z., dhe F.Z., të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit