3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Matoshi: Fotografisë së Kurtit e Ramës, po i mungon vetëm miku i Millosheviqit që mori Nobelin

Rekomandime

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi shefi i ekzekutivit në Shqipëri, Edi Rama, publikoi një fotografi me Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që doli e para në zgjedhje, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe me aktorin francez, Gerard Depardieu, i njohur si mik i afërt i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

- Advertisement -

Fotografia është realizuar në Tiranë, në rezidencën e kryeministrit të Shqipërisë, ku Kurti kishte shkuar ta takonte Ramën, dhe është publikuar në llogarinë e këtij të fundit, në rrjetin social Facebook, në internet.

Matoshi ka vlerësuar, se në po të njëjtin rrjet social, se fotografisë së Kurtit, Ramës dhe Depardieut po i mungon edhe adhuruesi i Sllobodan Millosheviqit, austriaku Peter Handke, i cili javë më parë u shpërblye me çmimin Nobel për Letërsi.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

- Advertisement -

Darka e gabueme
… dhe Albin Kurti

(Njerëz kontrovers në nji fotografi familjare)

- Advertisement -

Gerard Depardieu, njeriu që masi iku nga Atdheu i tij Franca, hatri i taksave, u gjet në përqafim të Presidentit autoritar rus Putin, u vlerësu se âsht nerë për Gjirokastrën me ia dhânë “Çelësin e qytetit”!?
Njisoj pati vepru Edvin Rama kur i pati dhânë “Çelësin…” e Tiranës, Goran Bregovićit, mikut të shovenistit serb Emir Kusturica, njiherit mik i “Kasapit të Ballkanit”, Milošević.

Porse, fitografia familjare e Edvinit dhe Albinit (Sic!?) me aktorin francez, nuk e plotëson mozaikun pa Peter Handken, mikun tjetër të Miloševićit!?

Rama âsht mirë me propozu dhânien e “Çelësit të Vlorës” – qytetit të Ismailqemal Vlorës, nobelistit austriak, derisa në anën tjetër, kërcënon dhe fyen Heroin e gjallë të Kosovës dhe homologun e tij kosovar, në detyrë, Ramush Haradinaj!???

Degradimi i vlerave morale që njihen si vlera të përbashkëta europiane, nuk ka të sosun në tokën e shqiponjave.
Pse i kafshohet shpirti Kosovës?

P.S.

Vlerat e përbashkëta i mbrojnë në Beograd Nataša Kandić dhe Čedomir Jovanović, ta zâmë, porse Rama dhe kryebashkuakët e qyteteve shqiptare nuk u kujtuen me i nerue ata!?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit