8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Matoshi: Reciprociteti nuk është vjershë për filloristë në qeveri

Rekomandime

Anëtarët e ish-qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj vazhdojnë të kërkojnë që taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe të vazhdojë të mbetet në fuqi. Pas disa thirrjeve publike për kryeministrin e ri Albin Kurti, nga ana e Haradinajt, është Halil Matoshi ai që thotë se Kosova me Serbinë s’mund të kenë reciprocitet. Matoshi ishte këshilltar i Haradinajt, kur ky i fundit udhëhoqi me ekzekutivin.

- Advertisement -

I pari i Vetëvendosjes me marrjen e detyrës ka paralajmëruar se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet, vendim që është mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Matoshi tregon si funksionon reciprociteti gjë e cila sipas tij, nuk po kuptohet nga Kurti dhe qeveria e tij.

Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

- Advertisement -

Pyetja nr. 1 për Qeverinë Kurti

(dhe ekspertët e saj)

- Advertisement -

Reciprociteti ndërmjet shteteve sovrane është normë e ligjit ndërkombëtar, pra nuk është vjershë për fillorista në Qeveri.

Nga konjuktura e re pushtetore vetëm lideri i LDK-së, Zotri Isa Mustafa e kuptoi që ky hap – reciprociteti ndaj Serbisë – është kompleks e me pasoja!?

Tjerët po tallen me Kosovën!

Reciprociteti ndërmjet dy shteteve është edhe diplomatik edhe politik e ekonomik/tregtar.

Reciprociteti i plotë me Serbinë do të nënkuotonte të drejta të njëjta për shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe për serbët në veri të Kosovës, por edhe me ata në Kosovën qëndrore dhe juglindore. Nëse “Azbuka” e Beogradit mësohet në Graçanicë apo kudo në shkollat kosovare në gjuhën serbe, atëherë “Abetarja” e Prishtinës, e jo surrogate nga Tirana, të sakatosuna simas kurrikules së Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, duhet të mësohet në Luginë të Preshevës, nga fëmijtë shqiptarë!?

A mund të arrihet kjo, në kushtet aktuale, kur fashizmi në Serbi është ideologji shtetërore!?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit