1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Maturanti shqiptar i treti në Ballkan, mësuesja e vlerësonte me notë të ulët

Rekomandime

Lorenc Bushi, maturant te “Petro Nini” fitoi medaljen e bronztë në Olimpiadën e 34-ë ballkanike të matematikës, të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë. Lorenci është nxënës i shkëlqyer, por matematiken e njeh përtej tekstit klasik në shkollë.

Historia e suksesit te tij ka një fillim të pazakontë. Mësuesja e matematikës në shkollën 9-vjeçare në Kavajë i vinte vetëm nota të ulëta.

- Advertisement -

Ai shprehet:

Prindërit më thoshin që kisha aftësi për të bërë shumëzime me numra të mëdhenj në moshën 4, 5 vjeç. Aty e kuptuan që unë e kisha një potencial në matematikë dhe prandaj u habitën kur panë që notat e mia nuk ishin të larta. Sot nuk kam kontakte me mësuesen në Kavajë dhe mendoj se do të habitej kur të shikojë ku kam arritur sot. Besoj se ajo thellë-thellë e dinte potencialin tim”.

Kjo ishte arsyeja pse familja e tij u shpërngul në Tiranë, ku Lorenci gjeti veten.

- Advertisement -

Maturanti thotë për Top Channel:

Kam punuar te gjimnazi me profesorin tim, i cili e dalloi potencialin tim në matematikë dhe gjithmonë më ka ndihmuar me materiale jashtë shkollore”
Me gjithë investimin shpirtëror dhe financiar të prindërve, Lorenci ia doli! 18-vjeçari e ka përfaqësuar Shqipërinë në disa olimpiada jashtë vendit, megjithëse shteti shqiptar nuk i përgjigjet atij.

- Advertisement -

Lorenc Bushi thotë më tej:
Shpenzimet e biletave i kanë prindërit e mi, shteti nuk e njeh shoqatën e matematikës, ndryshe nga çdo shtet që i rimburson”
Megjithëse i ri në moshë, Lorenci është i qartë për atë që kërkon dhe atë që meriton.

Ai përfundon:
Synimi im i radhës është olimpiada botërore. Në çdo olimpiadë marr pjesë për të fituar, por për të dhënë maksimumin tim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit