1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mbajti dorën e vajzës në rrënoja për ditë të tëra, flet babai: I lutesha zotit që të jetë e plotë shtëpia jonë

Rekomandime

Fototja e një babai që mbante për orë të tëra dorën e vajzës nën rrënoja, bëri xhiron e rrjeteit në të gjithë botën pak ditë më parë.

- Advertisement -

Mesut Hançer, 49 vjeç, nga qyteti i Kahramanmaras në Turqi ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Bild, ku rrëfen momentet e tmerrit dhe humbjen e së bijës.

Ai u shpreh se ka gërrmuar rrënojat me duar, por sërish nuk ka arriti ta shpëtojë vajzën e tij 15-vjeçare, Irmak.

Në një intervistë të dhënë mbi varrin e së bijës, 49-vjeçari zbulon se ishte duke punuar në një furrë buke në momentin që ndodhi tërmeti.

- Advertisement -

Ai shton se gruaja së bashku me 2 fëmijët e tjerë ishte shëndoshë e mirë, ndërsa vajza që kishte shkuar të flinte tek gjyshja ndodhej nën rrënoja.

“Po punoja në furrë buke kur toka u drodh. Thirra gruan time në telefon. Ajo më tha se ajo, dy vajzat dhe djali ishin të sigurtë. Por vajza më e vogël nuk fjeti në shtëpi atë natë, por në divan te shtëpia e gjyshes. Kushërinjtë e saj ishin për vizitë dhe ajo donte të ishte me ta”, tha babai.

- Advertisement -

Ai rrëfen se kur e telefonoi vajzën ajo nuk i përgjigjej dhe në atë moment shkoi me vrap drejt rrënojave.

“Unë iu luta zotit: Të lutem, le të jetë e plotë shtëpia jonë…”, thotë 49-vjeçari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit