-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mbanin të mbyllura dy gra, arrestohen dy persona në Drenas

Rekomandime

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kundërligjshëm mbanin të mbyllur dy gra.

- Advertisement -

Ata po ashtu akuzohen për lëndime trupore, sulme dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë, njofton Klan Kosova.

“Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar”.

Personat e dyshuar:

- Advertisement -

– V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

- Advertisement -

pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit