-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen ka marrë hov, gjatë kohës sa ajo qeveriste”

Rekomandime

Zëdhënësi i Lëvzjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se kjo parti, sipas tij, ka marrë hov gjatë qeverisjes.

- Advertisement -

“Ndonëse është e paqartë së çfarë duan të thonë me këtë, përballë kësaj qëndron një fakt që e përmbysë këtë logjikë. Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen e ka marrë hovin më të madh pikërisht gjatë kohës sa ajo qeveriste”, ka thënë ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Në përpjekje për ta zbehur rritjen e hovshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe me qëllim që ta amortizojnë disponimin e qytetarëve për ndryshim, së fundi po e dëgjojmë çdo herë e më shumë argumentin se vota për Lëvizjen nuk është për të sa është votë ndëshkimi për të tjerët.

- Advertisement -

Ndonëse është e paqartë së çfarë duan të thonë me këtë, përballë kësaj qëndron një fakt që e përmbysë këtë logjikë. Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen e ka marrë hovin më të madh pikërisht gjatë kohës sa ajo qeveriste.Sipas studimit të UNDP-së të majit 2020, në prill të këtij viti 61% e qytetarëve ishin të kënaqur me qeverinë, kurse 65% me kryeministrin e vendit.

Pra, qytetarët asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të kënaqur me qeverinë dhe kryeministrin se sa gjatë Qeverisë Kurti.Vota e para 6 tetorit 2019 mund të ketë qenë votë kundër të tjerëve që keqqeverisnin e për Lëvizjen që ofronte alternativë, por pas 3 shkurtit 2020 vota për është për mirëqeverisjen e pashoqe të Lëvizjes e kundër atyre që ishin të pashoqë në keqqeverisje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit