0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbi 100 persona e kërcënojnë Vehbi Kajtazin pas deklarimeve për Grupin e Kumanovës, AGK kërkon mbrojtje

Rekomandime

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar pas kërcënimeve në adresë të gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi, si rezultat i deklaratave që ky i fundit ka bërë në Rtv Dukagjini për Grupin e Kumanovës.

Kajtazi ka thënë se mbi 100 persona e kanë kërcënuar dhe se tashmë rastin e ka hapur edhe në Policinë e Kosovës.

- Advertisement -

AGK ka ftuar Policinë që të ofrojë siguri për gazetarin Kajtazi dhe për të afërmit e gazetarit.

Reagimi i plotë:

Gazetari i portalit online, Paparaci.live, Vehbi Kajtazi, ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës- AGK, për një numër të madh kërcënimesh, mbi 100, që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth Grupit të Kumanovës.

- Advertisement -

“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.

AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit