Covid 19 është duke bë kërdinë në një nga vendet më të populluara të botës, Indi. Deri tash janë shënuar mbi 16 milionë raste, por ajo cka haset është tjetër. Vendi ka mbi 300 mijë raste të reja cdo ditë, që e bën bindshëm vendin që po e përjeton një valë të jashtëzakonshme të infektimeve. Gjithashtu ka mijëra raste të vdekjeve cdo ditë.
Vendi me numrin më të madh të rasteve deri sot është Amerika me dyfishin e Indisë, mbi 32 milionë raste të regjistruara. Por, Amerika tashmë ka injektuar mbi 200 milionë doza të vakcinave dhe ka rënië të ndjeshme të rasteve të reja, të cilat ditëve të fundit sillën në rreth 50 mijë në ditë, me tendencë të rëniës së mëtutjeshme, shkruan Kosova ime.
Ndërkohë, në Indi vakcinimi nuk ka shënuar ndonjë progres dhe ky vend shumë shpejt pritet të marrë primatin edhe për nga numri i të infektuarave.
Deri tash disa vende të vogla kanë shpallur fundin e pandemisë. Ndërkohë, vendi më i rëndësishëm që ka mposhtur atë mbetet Izraeli, shkruan Kosova ime duke përpunuar të dhënat nga ëorldometers.
Punët mjaft mirë i ka edhe Britania e Madhe që ka zbritur numrin e rasteve nga rreth 100 mijë në ditë sa kishte në fillim të këtij viti në vetëm 2000 raste me tëndencë të rënies së mëtutjeshme, pasi ka vakcinuar shumicën e popullatës duke arrtitur imunitetin e tufës.
Prej vendeve të mëdha evropiane më se keqi punët i ka Franca me mbi 30 mijë infektime cdo ditë. Italia ka rënie të theksuar të numrit të rasteve, ndërkohë Gjermania është stabile me rëndie konstante. Rënie nën 10 mijë raste në ditë ka edhe Spanja që më herët i kishte punët shumë keq.
Vendi që e ka origjinën covid 19, Kina, tash e disa muaj ka numër njëshifror të infektimeve, pra covid 19 thuajse nuk ekziston më aty.
Me këtë tendencë, pandemia pritet të përfundojë rreth fundit të vitit, kur pritet të arrihet imuniteti i tufës falë vakcinimit të pjesës më të madhe të popullatës së botës