7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mbi 400 raste të reja dhe 2 raste tëvdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Rekomandime

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.

- Advertisement -

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 427 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

- Advertisement -

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

13 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

- Advertisement -

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.

Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

Në total numri i rasteve aktive është 2.811.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit