Në Zagreb është emër i madh dhe në gjuhën kroate shkruan: “E kemi mbretin tonë”. Është fjala për legjendën e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ish futbollist i Dinamos së Zagrebit në periudhën 1989-1991.
Periudha trevjeçare e tij ka qenë sikur bombë dhe mbahet mend sot e asaj dite nga tifozët e zjarrtë kroatë përkatësisht të Dinamos së madhe, “Bad Blue Boys”-BBB.
Shala karrierën e nisi në Lirinë e Prizrenit, shtegtoi në Partizan të Beogradit dhe nga periudha 1984 e deri në vitin 1988 ka luajtur për gjeneratën artë të Prishtinës, pastaj në Dinamo për të shtegtuar në klubet franceze e gjermane.
Në videon rreth 15 minuta, mund ta shikoni se kush vërtet është Shala në Zagreb dhe si çohen në këmbë mbi 5 mijë shikues në sallë dhe e brohorasin emrin e tij.
Kjo ka ndodhur në vitin e kaluar dhe edhe sot është ky respekt i çmendur i kroatëve për të.
Shala në Kosovë nuk është askushi dhe madje aq që bëhet hesap kur vjen në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Duket sikur me qenë një lojtar i ligave të nivelit më të ultë, jo se ka luajtur në klube të mëdha.
Çudi se jo mahi, “a e njohin këtë njeri në Kosovë”!?