0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mbi 60 personave u ndërpritet kontrata e punës në Ministrinë e Bujqësisë

Rekomandime

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Besian Mustafa ka bërë të ditur se mbi 60 personave të cilat kanë qenë të punësuar në mënyrë antiligjore u është ndërprerë kontrata.

- Advertisement -

Mustafa ka thënë se pozitat e domosdoshme në Ministri, të aprovuara ligjërisht dhe me buxhet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, do të hapen konkurse ligjore që ndjekin procedurat e rregullta ligjore.

Postimi i tij i plotë:

Kam trashëguar një ministri përplot shkelje ligjore, duke përfshirë mbi 60 njerëz që kanë qenë të angazhuar me kontrata afatshkurta antiligjore, nën premtimet e rrejshme se jashtëligjshëm do të “rehatohen”. Sot, u njoftova nga u.d. sekretari i Ministrisë dhe u.d. kryeshefi i Agjencisë së Bujqësisë se këto kontrata, në mungesë të bazës ligjore dhe si rezultat i shkurtimeve buxhetore për vitin 2020, janë ndërprerë. Këto janë vendime të zorshme e të dhimbshme për gjithsecilin, por shkelja e ligjit nuk mund të bëhet normë!

- Advertisement -

Për pozitat e domosdoshme në Ministri, të aprovuara ligjërisht dhe me buxhet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, do të hapen konkurse ligjore që ndjekin procedurat e rregullta ligjore. Ftojmë profesionistët që të aplikojnë për këto pozita të rregullta me kontrata ligjore afatgjata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit