1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Mbi dy vite e gjysmë nga premtimi i Gjonbalajt për 50 milionët, asnjë shenjë nga ai

Rekomandime

Kanë kaluar më shumë se një vit që prej se Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë marrë pushtetin për herë të dytë në Kosovë, pasi për të parën herë e morën pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, dhe pas një koalicioni me LDK-në i cili më pas dështoi.

- Advertisement -

Para mbajtjes së zgjedhjeve të 2019-ës, Vetëvendosje kishte përdorur çdo mekanizëm të mundshëm të cilin e kishte dispozicion për të arritur një numër sa më të madh të votave, shkruan lajmi.net.

Një ndër individët më të përfolur të asaj fushate, emri i të cilit edhe sot është i njohur për publikun është ai i biznesmenit shqiptar në Amerikë, Gazmend Gjonbalaj.

Ky i fundit, premtonte se nëse Kurti dhe partia e tij fitojnë pushtetin, në Kosovë ai do t’i investonte 50 milionë euro, të cilat, duke parë krizën e tanishme ekonomike, do t’i hynin mjaftë në punë vendit.

- Advertisement -

Ishte 30 shtatori i vitit 2019 kur atë kohë kryeopozitari Albin Kurti, në Facebookun e tij kishte postuar një video të Gjonbalës, e cila është publike edhe sot, në të cilën ai premtonte një investim 50 milionësh në Kosovë.

“Më 6 tetor unë do të votoj për Vetëvendosjen dhe mikun nga fakulteti Albin Kurtin. E njoh Albinin qysh nga protestat studentore kur isha kryetar i Unionit të studentëve të Fakultetit Teknik. Albin, nëse fiton më inspiron të kthehem në Kosovë, të filloj biznes të ri, me mision t’i ndihmoj qytetarët dhe bizneset e vogla ta rrisin potencialin e tyre ekonomik. Nëse premton sundim të ligjit, pa korrupsion dhe shantazhe, mendoj që për 2 vite do ta ndihmojë BPV-në e Kosovës me 50 milionë euro”, thoshte Gjonbala në videon e tij, të postuar nga Kurti.

- Advertisement -

Se Gjonbalaj do të kthehet në Kosovë, me shumë krenari thoshte edhe Kurti në postimin e tij.

Tanimë kryeministër, Kurti atëherë thoshte se fitoja e VV-së do ta sjellë Gjonbalajn dhe investimin e tij 50 milionësh në Kosovë.

“M’u bë shumë kohë pa u parë me Gazin. Fitorja jonë e risjell atë në Kosovë. Do të bëjmë çmos ta kthejmë trurin në atdhe”, thuhej në postimin e Kurtit.

Kur kanë kaluar më shumë se dy vite e gjysmë që nga ky premtim madhor i Gjonbalajt, asgjë nuk ka lëvizur nga vendi.

Investimin 50 milionësh të premtuar nga Gjonbalaj, Kosova nuk e pa kurrë.

Mediat, mirëpo edhe analistë e njerëz të politikës nuk u ndalën kurrë së komentuari dhe rikujtuari këtë premtim të Gjonbalajt, mirëpo që kjo nuk pati kurrfarë efekti.

Që nga koha kur Gjonbalaj kishte premtuar këto dhjetëra miliona investim, Kurti ka ardhur në pushtet në koalicion me LDK-në, ka rënë nga Qeveria me një mocion mosbesimi të ngritur nga vet LDK, ka qëndruar për një kohë të shkurtër në opozitë, ka fituar mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, është bërë kryeministër, janë bërë më shumë se 1 vit që prej se ai është zgjedhur në pozitën e të parit të Qeverisë, mirëpo asnjë shenjë nga Gjonbalaj.

Biznesmeni që nga ajo kohë ka plot postime në rrjetin e tij social, mirëpo jo të llojit që ndërlidhen me premtimin e tij të famshëm.

Kjo qasje si e Gjonbalës në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, mirëpo edhe në ato të 14 shkurtitë vitit të kaluar, ishin modalitete të VV-së, e cila premtonte rikthim të investimeve nga jashtë të diasporës në Kosovë, nën pretendimin “çrrënjohsjes së krimit dhe korrupsionit”, zhvillime që s’ndodhën kurrë. /Lajmi.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit