Në fitoren e Çekisë 2-1 ndaj Anglisë, ai ishte një prej futbollistëve më të mirë në fushë.
Mbrojtësi Jakub Brabec pritet të luaj nga fillimi edhe kundër Kosovës.
“Duam të fitojmë dhe ta konfirmojmë progresin. Duam të tregojmë se në e meritojmë kualifikimin e jo Kosova. Ne luajmë në shtëpi dhe duhet të marrim avantazh nga kjo” deklaroi Brabec.
Për disfatën e pësuar në Prishtinë, 27 vjeçari tha se publiku kosovar pati shumë efekt, por kësaj radhe Kosova nuk do ta ketë këtë përkrahje, transmeton Indeksonline.
“Mendoj se do të ju mungoj atmosfera që ishte në Prishtinë. Kosova është një skuadër mjaft e mirë, jo ajo që ishte para disa viteve. Por ne s’kemi çfarë të fshehim sepse kemi poashtu shumë kualitet” deklaroi Brabec.