Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, është përplasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pasi ky i fundit i ka ndërhyrë në fjalim derisa po e kritikonte kryeministrin Kurti se po shkon në Bruksel për takime me përfaqësues të Serbisë pa kërkuar falje Serbia.
“Nuk të ka hije me thanë po rren, se je zëvendëskryeministër, mbylle aty”, i ka thënë Ableard Tahiri, raporton Express.
Tahiri ka kritikuar Kurtin për çështjen e liberalizmit të vizave, duke i thënë ta shkarkojë Liburn Aliun nga pozita e ministrit, meqë ka aktakuzë.
Vërejtje për Besnik Bislimin ka pasur edhe Arben Gashi i LDK’së. Gashi i ka thënë Kurtit se duhet të pyes ndërkombëtarët se çfarë mendimi kanë për Besnik Bislimin.
“E ke një zv.kryeministër që bën zhurmë e ofendon sa herë që dikush del e flet në foltore”, ka thënë Gashi për Bislimin.