2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbyllen 5 lokale në Gjakovë, nuk i respektuan masat kundër koronavirusit

Rekomandime

Aksion rigoroz i Policisë dhe Inspektoratit është duke u zhvilluar në tërë Kosovën, ku vetëm në Gjakovë janë mbyllur 5 lokale pasi nuk i kanë respektuar masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

- Advertisement -

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Ai ka thënë se disa lokale kanë qenë duke organizuar dasma.

“Deri më tani i kemi 8 raste për mosveprim sipas dispozitave ligjore gjatë epidemisë. 5 persona janë arrestuar kryesisht pronarë të lokaleve që nuk i janë përmbajtur kufizimeve. Me urdhër të prokurorit, tre persona janë dërguar në procedurë të rregullt, ndërsa dy janë dërguar në mbajtje. 5 lokale janë mbyllur, disa kanë qenë duke mbajtur dasma dhe disa nuk i janë përmbajtur rekomandimeve. Aksioni po vazhdon ende në bashkëpunim me Inspektoratin”, ka thënë Lumni Graishta për Gazetën Sinjali.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit