-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbyllen kufijtë tokësorë, në Kosovë mund të hyjnë vetëm shtetasit kosovarë

Rekomandime

Konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë, pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus COVID-19), Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë, të cilët duan të hyjnë në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) njofton se mbyllja e kufirit nuk vlen për qytetarët kosovarë.

- Advertisement -

Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes pikave kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetëizolohen për 14 ditë.

Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC).

Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga #Kosova”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ndryshe, dje rreth orës 17 e 30 janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Sipas ministrit Arben Vitia, bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë, dhe një burrë të moshës 77-vjeçare nga Komuna e Vitisë.

Në konferencën ku u konfirmuan këto dy raste, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.

Parandalimi është gjithcka.

Le ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen.

Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet”, ka thënë Kurti në konferencë. /Gazeta Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit