Një i moshuar 77 vjeçar është mbytur në det në plazhin e Kunes në Lezhë sot në mesditë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Shqipërisë, ku bëhet e ditur se viktima është shtetas i Kosovës.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë shqiptare:
Lezhë/nformacion paraprak
Rreth orës 12:05 , në plazhin e Kunes ,Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z.,rreth 77 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.