14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

“Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin Pula”/ Ganja ka disa fjalë për Kurtin dhe Policinë pas arratisjes së Radojçiqit

Rekomandime

Policia ka thënë se një i dyshuar serb gjatë hyrjes në pikën kufitare në Bërnjak, nga Serbia për në Kosovë, gjersa zyrtarët policorë ishin duke e verifikuar, është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë.

Bëhet fjalë për Milan Radojçiq, i cili në momentin kur polici kufitar ka kontrolluar dokumentet e tij ka rezultuar se është person në kërkim.

- Advertisement -

Me të rezultuar si i këkruar, Radojçiq ka vozitur makinën e tij mbrapa dhe është arratisur për në Serbi.

Këtë veprim e ka komentuar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu. Ajo ka thënë se nëse policia do të ishte më e përkushtuar siç ishin në rastin e Dardan Molliqajt, operacioni të kryhej me sukses.

“Do të mjaftonte vetëm që Policia e Kosovës të ishin serioz e profesional e të përkushtuar siç ishin në rastin e Dardan Molliqaj që operacioni të kryhej me sukses. Shenjtëria e tij Albin Kurti po të ishte në opozitë do të thoshte për veprimet e Policisë: “Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin Pula””, ka shkruar Musliu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit