5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Më falni” – Arnautovic i kërkon falje në gjuhën shqipe yllit shqiptar

Rekomandime

Futbollisti me prejardhje serbe i Austrisë, Marko Arnautovic, e ka pranuar se kishte përdorur fjalë fyese ndaj futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020 të dielën, pasi iu kërkoi falje atyre në gjuhën shqipe, por i ka hedhur poshtë akuzat për raczëm.

Dyshohet se Arnautovic e përdori një term fyes dhe raclst të serbëve ndaj shqiptarëve “shiptar”, kur iu drejtua një futbollisti shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Arnautovic shënoi në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin C në Euro 2020, por e humbi toruan gjatë festimit të golit dhe iu desh kapitenit të tij, David Alaba, ta qetësojë.

Arnautovic i reagoi Bejtulahit pasi shënoi duke e sharë “Ta q**sha nënën shiptar”, duke e përdorur termin fyes dhe raclst të serbëve ndaj shqiptarëve.

Por derisa e pranoi se gjakrat ishin nxehur dukshëm, 32-vjeçari e mohon të ketë përdorur çfarëdo shprehje raclste ndaj kundërshtarëve.

- Advertisement -

Në një reagim në Instagram, Arnautovic shkroi: “Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RAClST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe jam e mbështes diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”.

- Advertisement -

Paraprakisht Stefan Lainer, Michael Gregoritsch kishin shënuar për t’ia siguruar Austrisë fitoren e parë në historinë e vet në një turne të madh, ndërkohë që goli debutues i Goran Pandevit shërbeu vetëm sa për ta ngushëlluar ekipin maqedonas të dielën në Arenën Kombëtare në Bukuresht.

Katër futbollistë shqiptarë luajtën titullarë për Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e saj debutuese në një turne të madh. Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi ishin, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi u lanë në stol.

Besohet se Arnautovic, i lindur në Austri nga një baba serb dhe një nënë austriake, ishte inatosur me një ndërhyrje të Egzon Bejtulahit, të cilin e shau pasi shënoi gol.

Arnautovic i reagoi Bejtulahit pasi shënoi duke e sharë “Ta q**sha nënën shiptar”, duke e përdorur termin fyes dhe raclst të serbëve ndaj shqiptarëve.

U desh ndërhyrja e kapitenit David Alaba për ta qetësuar 32-vjeçarin gjatë festimit të tij fyes dhe raclst.

Sulmuesi i Shanghai Port në Superligën e Kinës erdhi nga stoli për ta shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e maqedonasve për ta shënuar golin që e vulosi fitoren e parë të austriakëve në Euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit