2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Me flamuj të turqisë dhe fotografi, qytetarët presin Erdoganin në aeroportin e Rinasit në Shqipëri

Rekomandime

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan sot do ta vizitojë Shqipërinë.

Teksa pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit, me dhjetëra qytetarët kanë dalë rrugë me flamuj turk në duar dhe foto të Erdogan për ta pritur.

- Advertisement -

Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, Erdogan do të pritet në orën 09:25 me ceremoni zyrtare në Aeroportin e Rinasit, ndërsa në orën 10:05 presidenti i Turqisë do të vizitojë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit në Laç.

Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç.

Po ashtu do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e presidentit të Turqisë.

- Advertisement -

Ndërsa në orën 13:00 do të zhvillohet takimi midis presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në orën 15:00 do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp, në 16:00 do të jetë ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

Në orën 17:00 presidenti i Turqisë do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisë. Në 18:00 do të jetë nisja drejt aeroportit të Rinasit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit