1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Më fund sqarohet se pse Kurti ka të drejtë në mbështetjen ndaj Biden-it, e jo Thaçi

Rekomandime

Sabri Kiçmari nga Lëvizja Vetëvendosje është përshirë në debatin pas mbështetjes së kreut të VV-së, Albin Kurti, i cili i ka dhënë kandidatit për president të SHBA-vë Joe Biden-it.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka sqaruar se Kurti e ka deklaruar mbështetjen në cilësi partiake dhe jo nga pozita zyrtare shtetërore.

- Advertisement -

“Ky është një veprim legjitim, pas pranimit të LVV në Aleancën Progresive, pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike e SHBA”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Kurti e kishte kritikuar Thaçin, duke thanë se po përzihet në zgjedhjet e Amerikës, pasi patë deklaruar se është pro Biden-it.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka dalë në mbështetje publike të kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale në SHBA Joe Biden. Kritikat që pasuan ndaj këtij veprimi janë të padrejta.

Ky veprim nuk hyn në domenin e ndërhyrjes në punët e brendshme. Albini e ka deklaruar mbështetjen në cilësi partiake dhe jo nga pozita zyrtare shtetërore.

- Advertisement -

Ky është një veprim legjitim, pas pranimit të LVV në Aleancën Progresive, pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike e SHBA. Prej kohësh ekziston një kulturë e mbështetjes së partive simotra me orientim të njëjtë ideologjik.

Fakti se Joe Biden është një nga miqtë më të mirë që ka Kosova në SHBA vetëm e forcon edhe më shumë drejtësinë e mbështetjes së Albinit për të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit