Pamje spektakolare janë publikuar nga mediat greke të stërvitjes shumëkombëshe e Aeronautikës së Francës me emrin “POLARIS 2021”.
Kjo stërvitje u zhvillua në zonën më të gjerë detare të Mesdheut, me pjesëmarrjen e Njësive Detare të Francës , Greqisë , Mbretërisë së Bashkuar, SHBA , Spanjës dhe Italisë .
“POLARIS 2021”, në të cilin Forcat e Armatosura morën pjesë me fregatën ADRIAS , ishte një stërvitje e tipit “LIVEX” nën komandën e Marinës Franceze.
Ky ishte një trajnim për një luftë të mundshme, në një kohë ku tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vetëm sa rriten.
Stërvitja filloi më 18 Nëntor 2021 dhe u zhvillua në 4 faza ku përfshinte stërvitjen në gji, zhvillimin e takimeve koordinuese, stërvitjen në bord me drejtimin e objekteve teknike, kryerjen e një loje taktike dhe në fund përditësimin e pjesëmarrësve për Operacionin Detar “Amfib”.