2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Me jelek antiplumb, von der Leyen shkon në vendin e mizorisë në Ukrainë

Rekomandime

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, sot udhëtuan drejt Ukrainës për t’u takuar me liderët e vendit.

Dy udhëheqësit europianë bashkë me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, shkuan edhe në vendin ku u raportua se u krye mizori, në Bucha.

- Advertisement -

Te vendi i ngjarjes i shoqëroi kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili tha se atyre iu tregoi mizoritë që kryen rusët, transmeton Gazeta Express.

“Vizituam Buchan. Ursula von der Leyen, Josep Borrellit dhe Eduard Hegerit iu tregova për mizoritë që kryen trupat ushtarake ruse mbi civilët ukrainas. Ne kurrë s’do t’ia falim armikut këto KRlME. Ne po punojmë bashkë me partnerët tonë europianë që të ndalim agresorin sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Shmyhal.

- Advertisement -

Von der Leyen më herët ka dënuar suImin me raketa të Rusisë në një stacion treni që po përdorej për evakuim nga civilët në Ukrainë dhe e cilësoi si “të neveritshëm”.

Ajo tha se për këtë tragjedi do ta ngushëllojë personalisht presidentin ukrainas, Zelensky.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit