1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Me kaq vite burg dënohen personat që suImojnë Policinë e Kosovës

Rekomandime

Çdo person që i bën suIm një personi zyrtar në Kosovë, dënohet me burg nga 3 muaj deri në 12 vjet, varësisht prej veprës penale.

E marta e 26 prillit ka shënuar edhe një sulm ndaj policisë – të gjashtin të tillë që nga 13 prilli.

- Advertisement -

Më 15 prill, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar publikun për katër suIme ndaj Policisë së Kosovës, që kanë filluar nga 13 prilli.

Ndërkaq, policia ka njoftuar për suImin e pestë më 16 prill, derisa i gjashti pra u shënua këtë javë.

Mirëpo sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, suImi ndaj personit zyrtar është e dënueshme me burg.

- Advertisement -

Sa dënohen personat që suImojnë personat zyrtar?

Sipas nenit 402 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pika 1 thotë se kushdo që sulmon ose kanoset seriozisht se do ta suImojnë personin zyrtar, apo personin i cili ndihmon në kryerjen e detyrave zyrtare, në lidhje me detyrat zyrtare, dënohet me burgim prej
tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

- Advertisement -

Ndërsa pika tre thotë se, nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të personit zyrtar apo ndihmësit të tij ose përfshin kanosje për përdorimin e ar*mës apo mjetit të rrezikshëm, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Pika e katërt nga ky nen gjithashtu sqaron se nëse vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të gjyqtarit, prokurorit, policit, zyrtarit doganor, zyrtarit korrektues, ose përfshin kanosje për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Në pikën pesë, bëhet e ditur se nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të personit zyrtar apo ndihmësit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

Ndërkaq pika e gjashtë e këtij neni thotë se nëse vepra penale nga paragrafi 2 i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor të gjyqtarit, prokurorit, policit, zyrtarit doganor apo zyrtarit korrektues, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit