Në emisionin Frontal të Televizionit 7, zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është përgjigjur se me kë bën koalicion LVV’ja po të mbahen zgjedhjet, kur ka raporte të këqija me të gjitha subjektet e tjera.
Haxhiu thotë se fillimisht për partinë e saj është e rëndësishme që të rrezohet Qeveria e Avdullah Hotit.
E para, e rëndësishme është të rrezohet qeveria. Pastaj e rëndësishme është kush del partia e parë. Nuk mund të deformohet vullneti i qytetarëve”, ka thënë ish-ministrja e Drejtësisë.
Tutje Haxhiu thotë se partia e saj, edhe përkundër raporteve të këqija me krejt partitë, vija të kuqe ka vetëm me PDK’në e Kadri Veselit.
“Pastaj vendosim me kë qeverisim, varësisht prej rezultatit zgjedhor . Është e qartë, vijat e kuqe nuk i heqim ndaj PDK’së. Më pas vendosim varësisht prej situatës”, ka përfunduar ajo.