2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Më në fund një lajm i mirë në Shqipëri: Gjendet çifti hungarez që humbi në Vlorë

Rekomandime

Gjendet çifti hungarez që humbi mëngjesin e djeshëm në pyllin e Llogorasë. Në kërkim të tyre kanë qenë punonjësit e qendrës së vizitorëve Radhimë, së bashku me policinë kufitare dhe Delta Forcë, të cilët për asnjë moment nuk i ndërprenë kërkimet për lokalizimin e tyre.

Gjatë natës u krehën gjiret e Karaburunit pasi mendohej si çifti ishte strehuar në gjirin e Shën Andresë, pasi kanë shkuar me gomone nga deti çifti nuk është gjetur.

- Advertisement -

Vetëm sot në mëngjes ata kanë nisur një mesazh ku ndodhen në një zonë të thellë në Karaburun. Në mesazhet e dërguar thuhet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kanë fjetur jashtë. Shprehen se kanë mungesë uji të pijshëm.

Sipas policisë ata gjenden në një zonë në Karaburun që quhet Qafa e Thellë, zonë shumë e vështirë për të shkuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit