Reperi i njohur shqiptar nga Kosova, Mc Kresha, së fundmi ka kujtuar një nga figurat më të rëndësishme shqiptare si Adem Jashari, për nderë të 5,6 dhe 7 marsit, që shënon Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Ai ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram, për të publikuar një fotografi të Adem Jasharit, duke shkruar: “Sërish vjen marsi”.
Kresha sikur edhe shumica e popullit shqiptar, është munduar që në mënyrë simbolike të kujtojë këto data të rëndësishme, që shënuan një kthesë të madhe në historinë e Kosovës, duke përfaqësuar kështu një nga historitë dhe sakrificat më të lavdishme të kombit shqiptar.