-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Me të filluar, opozita kërkon ndërprerjen e seancës së Kuvendit, kjo është arsyeja

Rekomandime

Me të filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku ndër të tjera pritet të diskutohet edhe për punën një vjeçare të Qeverisë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelar Tahiri ka kërkuar që të mos vazhdohet me këtë seancë pa themelimin e Komisionit Hetimor mbi energjinë.

Tahiri ka thënë se opozita nuk do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvend në rast se nuk iniciohet themelimi i këtij Komisioni.

- Advertisement -

“Kjo është një e drejtë e jona kushtetuese dhe hetimi parlamentar është instrumenti i vetëm i opozitës i cili ushtron kontroll ndaj mazhorancës. Ne kërkojmë që të mos vazhdohet me këtë seancë pa themelimin e komisionit hetimor. Ne sot jemi të vendosur që ta realizojmë një të drejtë tonën kushtetuese, Ndryshe prezenca jonë këtu nuk ka kurrfarë kuptimi”, tha Tahiri në seancën e Kuvendit.

Një kërkesë të tillë e ka pasur edhe LDK-ja.

“Mënyra e sjelljes së pushtetit po e paaftëson vendimmarrjen në Kuvend. Duke marrë parasysh rrethanat, ne mendojmë se Kuvendi duhet të themelojë patjetër Komisionin Hetimor Parlamentar. Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim tjetër para themelimit të Komisionit Hetimor”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

- Advertisement -

Ndërprerjen e seancës e ka kërkuar edhe AAK-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit