1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Me votë vjen në pushtet, me votë rrëzohesh, Driton Selmanaj paralajmëron rikthimin e fuqishëm në pushtet

Rekomandime

Driton Selmanaj, ish zv.kryeministri i Kosovës, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku ka numëruar arritjet e Qeverisë Hoti derisa ka treguar edhe situatën në të cilën ndodhej vendi para ardhjes së Hotit në pushtet.

- Advertisement -

Selmanaj ka përmendur situatën e rëndë ekonomike e pandemike, derisa ka përmendur edhe se nuk iu është dorëzuar fare detyra nga ish Qeveria Kurti I.

Ai ka thënë se gjendja në të cilën është lënë vendi tashmë është shumë më e mirë.

Për më tepër, z.Selmanaj ka nënkuptuar edhe në një rizgjedhje të tij në pozicione Ekzekutive përmes fjalisë si vijon:

- Advertisement -

“Me votë zgjidhesh, me votë rrëzohesh dhe me votë rizgjidhesh. Kështu e ka demokracia.”

Më poshtë keni statusin e plotë të tij në Facebook:

- Advertisement -

Si e morëm dhe si e lam qeverinë dhe qeverisjen?

E morëm me ambient politik të tensionuar dhe të kontaminuar;

Pa zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën;

Me situatë të rëndë pandemike;

Me situatë të rëndë ekonomike;

Me izolim ndërkombëtarë;

Me sanksione nga shteti më mik i Kosovës (SHBA);

Me kërcënime për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane;

Me udhëkryqe të mëdha në dialogun me Serbinë;

Me bllokim të njohjeve të reja për shtetin tonë;

Me aktivitete kriminale në zonën kufitare me Serbinë (Karaqevë);

Pa ide të qarta për modelin e Vettingut në sistemin e drejtësisë;

E si e lam sot?

Me ambient politikë normal dhe shtensionues,

Me dorëzim detyre si burrështetas të vërtet;

Me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të pandemisë Covid-19;

Me situatë ekonomike stabile dhe me trende shume pozitive;

Me plotë miqë dhe aleat tanë tradicional;

Pa sanksione, por me marrëveshje për investime miliardëshe;

Me FSK pjesë së ushtrisë amerikane, në misione paqëruajtëse nëpër botë;

Me qartësi të mëdha në dialogun me Serbinë, ska harta e thika mbi tavolinë. Idea për ndarjen e Kosovës tashmë e varrosur;

Me njohjen tejet të fuqishme nga shteti i Izraelit;

Me rrënim dhe rrafshim të të gjitha kazinove, bastoreve dhe aktiviteteve tjera kriminale ne Karaqevë;

Me modelin e zgjedhur për Vettingun në drejtësi;

Pa asnjë aferë të vetme korruptive nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Dhe mos harroni të gjitha këto i bëri qeveria e Kryeministrit Hoti vetëm për 9 muaj qeverisje. Ndjehem krenar që kam pak hise në gjithë këto suksese.

Duhet ta dijë gjithësecili se qasja në qeverisje mund të na  dalloj, por qasja dhe respekti ndaj shtetit duhet të na bashkojë të gjithëve pa dallim.

Me votë zgjedhesh, me votë rrëzohesh dhe me votë rizgjidhesh. Kështu e ka demokracia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit