4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Me zor në ushtri: Shërbimi i obligueshëm ushtarak i Kurtit mund të shkojë deri te 45 vjeçarët

Rekomandime

Albin Kurti pritet të votohet sot si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Ai tregoi se në programin e tij parashihej që të kishte shërbim ushtarak të detyrueshëm.

- Advertisement -

Sipas kësaj pike, të rinjtë dhe të rejat e Republikës së Kosovës do të detyroheshin që të kryenin shërbimin ushtarak i cili do të zgjaste tre muaj.

Por, Kurti nuk tregoi se cilat grupmosha do t’i prekë një ligj i tillë

Minimiumi legal i moshës për të filluar shërbimin ushtarak është në shumicën e vendeve të botës 18.

- Advertisement -

Në Shqipëri, për të kryer shërbimin ushtarak i cili ka karakterin vullnetar, mosha minimale është 19.

Më pas, në rastin e mobilizimeve të përgjithshme/parciale të detyrueshme mosha minimale është 18.

- Advertisement -

Angola e ka moshën për shërbimin ushtarak prej 20 deri në 45 vjeçare.

Edhe vendet e tjera e kanë moshën 45 vjeçare si moshën e fundit me të cilën mund të kryesh shërbimin ushtarak.

Kosovarët ishin përballur me shërbimin e detyrueshëm ushtarak edhe gjatë periudhës së Jugosllavisë, me shumë prej tyre që nu kishin pasur përvoja të mira gjatë asaj kohe.

Kujtojmë se Kurti ka premtuar edhe rritjen e buxhetit për ushtri në plot 400 milionë euro për katër vitet e ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit