-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Media austriake: Vuçiç përballet me probleme të reja, Kosova hap zyrtarisht gjyqin kundër Serbisë

Rekomandime

Media austriake, kosmo.at ka raportuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po përballet më prombleme të reja, pasi Kosova ka nisur edhe zyrtarisht një proces gjyqësor kundër shtetit serb.

Qeveria kosovare filloi zyrtarisht një proces gjyqësor kundër shtetit serb të Mërkurën. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për shkatërrimin e qëllimshëm të monumenteve kosovare. Të mërkurën, qeveria në Kosovë votoi për të ngritur një komision shtetëror për të dokumentuar shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të kosovarëve gjatë luftërave të vitit 1998 dhe 1999,. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka të ngjarë të përballet përsëri me probleme me Kosovën”, shkruan media austriake, kosmo.at.

- Advertisement -

E Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e konsideron të rëndësishme krijimin e këtij komisioni pasi, sipas tij, zyrtarisht do të fillojë procesi i mbajtjes së përgjegjësisë së Serbisë dhe / ose kompensimit për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve për lëvizin në Kosovë.

“Anëtarët e komisionit do të jenë profesionistë dhe përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve profesionale si dhe ekspertë ndërkombëtarë. Komisioni do të marrë parasysh të gjitha dokumentet e prodhuara deri më tani”, tha Çeku, shkruan kosmo.at.

Çeku më tej theksoi se ky komision do të ketë për detyrë të përpilojë inventarin kombëtar të të gjitha monumenteve të shkatërruara gjatë luftës 1998 dhe 1999.

- Advertisement -

“Kërkesa për kompensim është bërë në përputhje me standardet ndërkombëtare” përfundoi Hajrulla Çeku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit