Media boshnjake ka “Dnevnik Avaz” ka shkruar për shqiptarin, Bernardo Sopai, që ka treguar mjeshtrin e tij në sporte luftarake, duke e nokautuar rivalin.
“Gjatë fundjavës, u organizua një ngjarje e re e organizatës Fight Club Rush, që u mbajt në Stokholm.
Shqiptari Bernardo Sopai (9-2-0) mbrojti brezin e tij në peshën bantam, dhe kundërshtari i tij ishte francezi Julien Lopez (Julien, 5-2-1).
Meçi përfundoi pas rreth 15 sekondash, por në fakt tashmë në sekondën e dhjetë ishte e qartë se Sopai do të mbronte brezin.
Shqiptari goditi sfiduesin me të djathtën dhe Lopez ra pa ndjenja”, shkruan mes të tjera media boshnjake.
BERNARDO SOPAI #AndStill FCR bantamweight champ! #FCR15 | | on #UFCFIGHTPASS pic.twitter.com/T35nmpuYj0
— UFC FIGHT PASS (@UFCFightPass) February 25, 2023