1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Media serbe: Evropa për shkak të Kosovës, kërcënon me dënime klubin e Republika Srpska-s

Rekomandime

Nuk është hera që në palestrën “Borik” në Banjallukë, dëgjohet këngë të poshtra e kërcënime të rënda nga tifozët e klubit të Republika Srpska, Borci nga Banjalluka, e cila garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, të dielën që e lamë pas, përjetoi fyerjet dhe kërcënimet më të rënda nga publiku serb i Banjallukës, si “vritni shqiptarët, Kosova është Serbi etj”.

- Advertisement -

Pejanët pësuan humbje me rezultat 28.25 nga Borci, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së EHF-it në hendboll (meshkujt).

“EHF ka filluar procedurat kundër Borci m: tel, qytetarët e Banjallukës kërcënohen me dënim.

Në ndeshjen kundër Besës, tifozët e ‘kuqebluve’ kënduan këngë fyese, gjë që u vu re nga delegati dhe ai shkroi në raport, për të cilin skuadra e Banjallukës mund të ndëshkohet.

- Advertisement -

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka nisur një hetim pas ndeshjes Borci m: tel – Besa Famgas për shkak të brohoritjeve të papërshtatshme të tifozëve të ekipit të Banjallukës.

Delegati i takimit, Vladimir Rancik nga Sllovakia, deklaroi në raportin e tij se “një grup i madh i tifozëve të ekipit vendas kënduan këngë ofenduese”, dhe ai gjithashtu bashkëngjiti video materialin.

- Advertisement -

‘EHF inkurajon miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis anëtarëve dhe nuk lejon diskriminim në asnjë bazë – politike, racore dhe fetare, dhe refuzon çdo praktikë të paligjshme në sport.

Ndeshjet nuk duhet të shërbejnë për të theksuar pikëpamjet politike,-” thuhet në një deklaratë të EHF-it”, shkruan Media e Banjallukës, “Monda.ba”.

Ndeshja e kthimit në Pejë është në program të dielën, me 24 tetor në orën 18:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit